Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ankuar në Gjakovë se një klient ka deponuar një kartëmonedhë me vlerë 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, kartëmonedha është konfiskuar nga forenzika.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së 17 janarit.


