Lajme

Gjakovë, arrestohet pasi e sulmoi fizikisht nënën e tij

07/10/2023 09:14
nga:Mergim Rreci

Një person është arrestuar dje në Gjakovë pasi e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Në raportin e policisë thuhet se viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.