Lajme

Gjakovë: Arrestohen dy të dyshuar lidhur me vrasjen në tentativë e kryer muajin e kaluar

05/04/2024 09:34
nga:Sh R

Policia ka arrestuar të premten dy të dyshuar në Gjakovë, lidhur me veprën penale të Vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë, e ndodhur me 10 prill të këtij viti.

“Nga njëri i dyshuar është konfiskuar një pistoletë me 12 copë fishekë cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë.

“Kurse i dyshuari i dytë është arrestuar me dyshimin e bazuar për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale”, thuhet tutje aty.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.