Lajme

Gjakovari shkel me veturë nipin 1-vjeçar, i shkakton lëndime serioze

07/02/2022 08:46
nga:Astrit Gashi

Një person dje në Gjakovë ka goditur me veturë një 1-vjeçar.

I dyshuari, viktimën sipas policisë e ka nip, teksa rasti ka ndodhur nga pakujdesia në oborrin e shtëpisë.

1-vjeçari me këtë rast ka pësuar lëndime serioze.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.