Një person dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare në Gjakovë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 36-vjeçari në mënyrë të vazhdueshme ka provuar të kontaktojë me viktimën, duke i dërguar përmes rrjeteve sociale fotografi me përmbajtje ngacmuese.
Ditë më parë ai shkoi edhe një hap më tej, duke shkuar te banesa e 37-vjeçare, ku dyshohet se iu afrua me veturë dhe me anë të kërcënimeve i kërkoi që të shkojë me të.
Përballë kësaj situate, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë tmerrin të cilin është përballur për sa kohë.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.
Ai gjatë intervistimit ka mohuar ta ketë kërcënuar apo ngacmuar 37-vjeçaren.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për dy veprat penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Kanosje’.
I njëjti është dërguar në mbajtje.


