Sporti

Giuntoli lë pezull Allegrin: Merkatoja vendoset nga shitjet

04/14/2024 08:05
nga:E K

Drejtori Sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli është ndalur të flasë për të ardhmen e bardhezinjve dhe mbi të gjitha të trajnerit Massimiliano Alllegri, i cili duket se nuk preferohet nga tifozeria.

Tekniku ka kontratë deri në verën e 2025-ës me bardhezinjët dhe deri tani nuk ka marrë ofertë për rinovimin e saj, teksa Giuntoli ka lënë të hapur mundësinë e vijimit të bashkëpunimit.

“Allegri po bën një punë shumë të mirë, por nuk kemi pse të nxitojmë, pasi ka edhe një vit kontratë me ne. Në fund të sezonit do të ulemi dhe të bisedojmë, për të marrë më pas vendimin më të mirë për palët”, u shpreh Giuntoli.

Njeriu i merkatos në klubin bardhezi pranoi edhe vështirësitë për të shpenzuar shumë gjatë verës së ardhshme, teksa theksoi se rikthimi në Champions do të jetë i rëndësishëm për strategjitë.