Jamie Gittens do të luajë për Borussia Dortmund në Kupën e Botës për Klube, pasi skuadra gjermane e përfshiu atë në skuadrën e saj për turneun.
Megjithatë, ky vendim nuk u pranua nga vetë lojtari, i cili, sipas disa mediave, u largua dje i zemëruar nga qendrta stërvitore e “verdhëzinjve”, transmeton GazetaBlic Sport.
Pretendohet se vetë lojtari këmbënguli për një transferim te Chelsea, pasi dëshira e tij është të luajë në Premier League.
Borussia Dortmund refuzoi 55 milionë euro dhe po kërkon 65 milionë për nënshkrimin e sulmuesit anglez.
Negociatat do të vazhdojnë edhe pas Kupës së Botës për Klube.
Vetë Gittens ka rënë dakord tashmë për kushtet personale me Chelsean dhe nëse transferimi realizohet, ai do të nënshkruajë një kontratë shtatëvjeçare me londinezët.
/GazetaBlic Sport/


