Sporti

Giroud u bë viktimë e një prej grabitjeve më të rënda në botën e sportit në SHBA

02/18/2025 15:21
nga:Mergim Rreci

Futbollisti francez Olivier Giroud ishte objektivi i një grabitjeje të madhe që ndodhi në rezidencën e tij në Los Angeles.

Sipas gazetës amerikane TMZ Sports, shtëpia e ish-lojtarit francez Olivier Giroud u grabit në fillim të këtij muaji. Ndërkohë që fituesi i Botërorit 2018 dhe familja e tij nuk ishin të pranishëm, është vjedhur pasuri me vlerë gati 500 mijë euro, transmeton GazetaBlic Sport.

Më 5 shkurt, hajdutët dyshohet se thyen një dritare për të siguruar hyrjen te ish-sulmuesi i Arsenalit, Chelseat dhe Milanit, tani një lojtar i Los Angeles FC.

Ata vodhën sende me vlerë gjysmë milioni euro, kryesisht bizhuteri, që i përkisnin sulmuesit francez dhe gruas së tij. Mësohet se policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka arrestuar asnjë.

/GazetaBlic Sport/