Sporti

Giroud tregon arsyen e largimit nga Milani

06/10/2024 11:41
nga:E K

Sulmuesi francez, Olivier Giroud ka treguar arsyen pse u largua nga AC Milan për t’u bashkuar me Los Angelesin nga MLS si agjent i lirë.

“Ndjeva se kishte ardhur koha për të bërë një zgjedhje për të mirën e familjes, për të thënë “mjaft” për të performuar në një nivel shumë, shumë të lartë”. Por unë nuk do të shkoj në MLS si turist”, tha 37-vjeçari për Goal, transmeton GazetaBlic Sport.

Giroud bëri 45 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar me kuqezinjtë duke shënuar 16 gola dhe dhuruar 9 asistime.

/GazetaBlic Sport.