Sporti

Giroud pritet t’i bashkohet Milan javën tjetër

07/09/2021 12:04
nga:E K

Milan ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e sulmuesit, Olivier Giroud.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, shkruan GazetaBlic Sport.

Milan dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e francezit, Giroud, i cili do t’i kushtojë Milanit 1 milionë euro plus 1 milion tjera në formë bonusesh.

Giroud pritet të udhëtojë në Milano javën tjetër.

/GazetaBlic Sport/