Marrëveshja mes Olivier Giroud dhe Milanit është e destinuar të shkojë përtej këtij sezoni.
Siç raportohet nga ‘SportMediaset’, francezi është afër një rinovimi kontrate deri në vitin 2024 me opsion për një sezon tjetër në të njëjtat shifra me kontratën aktuale, pra rreth tre milionë euro plus bonuse, përcjell GazetaBlic Sport.
Giroud ka qenë lojtari kyç i Milanit në vitin e fundit, teksa tani pritet të jetë në krye të projektit edhe për një vit tjetër.
/GazetaBlic Sport
Olivier Giroud – 2022@_OlivierGiroud_ – All 33 G/A ⚽️pic.twitter.com/ccOJR97SHA
— Milan Comps ? (@CompsACM) December 20, 2022