Olivier Giroud kthehet në Stamford Bridge si ish lojtar, këtë herë me fanellën e Milanit.
“Kam shumë shpresë për këtë Ligë të Kampionëve me këtë ekip. Jam shumë krenar për këtë. Mund të bëjmë mirë në këtë grup dhe mund të marrim besim të madh në ndeshjet e radhës, duke fituar me Chelsean”, tha Giroud.
“Ata kanë vetëm një pikë dhe do të jenë shumë agresivë, shumë energjikë. Duhet të presim një ndeshje të shkëlqyer”, tha sulmuesi francez për MilanTv.
Ndeshja mes Milanit dhe Chelseat luhet nesër nga ora 21:00 në “Stamford Bridge”.
/GazetaBlic Sport


