Sporti

Giroud i jep lamtumirën Chelseat me një letër emocionuese

07/16/2021 20:49
nga:E K

Aventura e Olivier Giroud te Chelsea ka përfunduar.

Francezi është larguar nga “The Blues” në drejtim të Milanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadrës italiane i ka kushtuar 2 milionë euro transferimi i tij.

Pas konfirmimit të transferimit të tij te skuadra e Milan, Giroud ka falenderuar të gjithë, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët e skuadrës londineze.

“Të gjithë tifozëve Blues, shokëve të skuadrës, gjithë trajnerëve të mi dhe gjithë klubit: faleminderit nga zemra për këto momente të veçanta. Po nis një rrugëtim të ri me zemër të bardhë dhe të lumtur.

Fitoret tona në FA Cup, Europa League dhe Champions League, kanë qenë madhështore“, ka shkruar francezi në Twitter.

/GazetaBlic Sport/