Sporti

Giroud: Duam yllin e dytë në fanellë

10/22/2023 19:51
nga:E K

Në një prononcim për Telefoot, Oliver Giroud, sulmuesi i Milanit në Serie A, foli rreth objektivave të kuqezinjve dhe sfidës së mesjavës së ardhshme në transfertë me PSG-në në kuadër të grupeve të Champions League.

“Objektivi i Milanit, pas fitimit të titullit të 19-të dy vite më parë, është të fitojmë sërish Serie A.

PSG? Nuk është një ndeshje vendimtare. Le të marrim çfarë mund të marrim në këtë përballje.

Duhet të vazhdojmë të ruajmë pathyeshmërinë, pastaj nëse do të na jepet mundësia të fitojmë… nuk do të hezitojmë aspak të sigurojmë tri pikët”, thekson 37-vjeçari.

Në fund një koment për kombëtaren e Francës, aty ku Giroud është golashënuesi më i mirë në histori me 54 gola.

“Objektivi im është luaj në Euro 2024. E kam të qartë se nuk është gjithmonë e mundur të luaj me Kombëtaren, teksa do të ishte e jashtëzakonshme nëse fitojmë trofeun”, përfundoi sulmuesi i Milanit.

Skuadra e Stefano Piolit pret Juventusin sonte në “San Siro” (20:45).