Olivier Giroud u largua nga SHBA-ja dhe Los Angeles FC gjatë verës, pasi nuk kishte arritur të përshtatej me MLS-në, dhe u rikthye në Francë, duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Lille.
Pas rikthimit në Ligue 1, Giroud dëshiron të zgjasë kontratën e tij me Lille për një vit tjetër dhe të pensionohet në qershor 2027.
“Po, do të doja të luaja sezonin e ardhshëm dhe pastaj të pensionohem. Gjithçka varet nga menaxhmenti”, theksoi sulmuesi i famshëm.
Giroud, me një karrierë të shkëlqyer te Arsenali, Chelsea dhe Milani, mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze me 57 gola në fanellën “trikolore”.
/GazetaBlic Sport/


