Sporti

Giroud do të pensionohet nga kombëtarja e Francës pas Euro 2024

05/23/2024 23:54
nga:Mergim Rreci

Olivier Giroud i ka thënë L’Equipe se do të tërhiqet nga detyra ndërkombëtare pas Euro 2024.

“Më duhet të lë vendin tim për lojtarët e rinj” , tha ai, trnasmeton GazetaBlic Sport.

Ky është fundi i një epoke për Les Bleus, të cilët do t’i japin lamtumirën golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

Francezi ka 57 gola në 131 ndeshje me kombëtaren e Francës.