Sporti

Giroud: Do të ishte një gjysmëfinale e mirë me Interin, Benfica nuk e ka thënë ende fjalën e fundit

04/19/2023 08:24
nga:Mergim Rreci

Olivier Giroud, i cili humbi një penallti dhe shënoi një gol kundër Napolit (1-1), vlerësoi performancën e Rafael Leao, i cili asistoi tek goli i realizuar.

Sulmuesi francez, gjithashtu beson se Benfica mund të befasojë Interin në ndeshjen kthyese që zhvillohet sonte, shkruan GazetaBlic Sport.

“Rafael Leao bëri gjithçka mirë dhe unë isha në vendin e duhur. Ai ishte i mirë dhe pati një lojë të shkëlqyer. Të gjithë së bashku treguam një shpirt të mirë ekipor. Tani mund të ëndërrojmë”, theksoi sulmuesi francez, duke folur për Sky Sport.

Milani është në gjysmëfinale dhe në luftë për Champions: “Ka vetëm skuadra shumë të forta. Duhet të ruajmë qetësinë. A do të përballemi me Interin në gjysmëfinale? Po, mund të ndodhë. Do të ishte një gjysmëfinale e mirë, por mendoj se Benfica nuk e ka thënë ende fjalën e fundit”, përfundoi Giroud.

/GazetaBlic Sport/