Sporti

Giroud dhe Mbappe rregullojnë raportet mes tyre, shihen së bashku gjatë stërvitjeve me kombëtaren

06/10/2021 19:31
nga:Mergim Rreci

Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe kanë pasur disa probleme në miqësoren ndaj Bullgarisë.

Sulmuesi i Chelseas iu drejtua yllit të PSG-së se nuk është duke ia pasur topin pas fitores dhe mediat menjëherë raportuan se ka pasur një diskutim edhe pas ndeshjes mes tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, para pak çastesh ata janë parë në përqafimin e njëri-tjetrit gjatë stërvitjeve që po zhvillon kombëtarja e Francës. Kjo tregon që ata i kanë lënë pas problemet dhe se tashmë gjithçka duket të jetë në rregull me raportin e tyre.

/GazetaBlic Sport/