Sporti

Giresse: “Nuk kam ende një formacion bazë, do shohë formën e lojtarëve”

03/21/2022 11:24
nga:E K

Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur sot konferencë për media para ndeshjeve miqësore të marsit.

Francezi ka folur në konferencën për media për dy ndeshjet miqësore dhe për objektivat e tij si trajner i Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Formacioni varet nga pozitat që luajnë lojtarët, sapo kam marrë drejtimin, këto dy ndeshje do na shërbejnë t’i shohim lojtarët e më pas të krijojmë një formacion bazë“, tha Giresse.

Kosova fillimisht luan me Burkina Fason me 24 mars kurse me 29 mars do të udhëtojë për ndeshjen ndaj Zvicrës.

/GazetaBlic Sport/