Sporti

Giresse: Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme

09/23/2022 19:01
nga:E K

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e rradhës në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës së Veriut.

Dueli ndaj Irlandës së Veriut luhet të shtunën me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Dardanët” tashmë kanë udhëtuar për në Belfast, kurse trajneri Alain Giresse ka mbajtur konferencë për media bashkë me lojtarin e Kosovës, Bersant Celina.

Giresse e cilësoi të rëndësishëm takimin e nesërm, pavarësisht se Kosova ka humbur gjasat e kualifikimit nga ky grup, pasi Greqia e ka siguruar vendin si lidere e këtij grupi.

“Nëse flasim për ndeshjen e nesërme patjetër që është një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin se është ndeshje zyrtare, e cila vlerësohet me pikë nga UEFA. Ne, si Kosovës, kemi ardhur këtu për të tentuar për të marrë rezultat pozitiv nga kjo përballje”, u shpreh ai.

“E dimë që tashmë vendi i parë do të jetë për Greqinë, por për ne është shumë e rëndësishme të përfundojmë në pozitën e dytë dhe do të luftojmë për këtë gjë. Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne jemi këtu për të fituar”, përfundoi Giresse.

/GazetaBlic Sport/