Kosova do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese të qershorit me Rumaninë dhe Bjellorusinë.
Rumania do jetë kundërshtari i parë i Kosovës, ku ‘Dardanët’ do të luajnë në ‘Fadil Vokrri’ me 16 qershor, shkruan GazetaBlic Sport.
Në pragë të ndeshjes me Rumaninë, selektori, Alain Giresse në konferencë për media ka njoftuar për mungesën e Rashanit dhe Zhegrovës.
“Para kësaj loje na duhet të përballemi me dy mungesa. Elbasan Rashani që është larguar nga grumbullimi dhe Edon Zhegrova që ende nuk është rikuperuar”, tha Giresse.
/GazetaBlic Sport/


