Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka folur para ndeshjes mes Greqisë dhe Kosovës.
Ai tha se janë të përgatitur për këtë takim dhe se fitorja ka rëndësi të madhe për ambiciet e “Dardanëve”, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është ndeshje e vështirë. Nuk mund të them që është finale apo jo, por është ndeshje shumë e rëndësishme për kualifikimet dhe fitorja nesër ka rëndësi të madhe për ambiciet tona. Është e qartë që kemi pasur probleme me lëndime dhe suspendime. Por, shpresoj që nuk do të kemi mungesa dhe probleme tjera në ndeshjen e radhës. Jemi këtu me këtë numër të futbollistëve dhe e kemi për obligim të përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Giresse.
/GazetaBlic Sport/


