Sporti

Giresse: “Është e rëndësishme të ruhet struktura e ekipit, këto ndeshje na ndihmojnë të njohim skuadrën”

03/21/2022 11:14
nga:E K

Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur sot konferencë për media para ndeshjeve miqësore të marsit.

Trajneri francez, ka folur për dy ndeshjet që “Dardanët” do të zhvillojnë me Burkina Fason dhe Zvicrën, shkruan GazetaBlic Sport.

“Pasi kemi përcaktuar listën, jemi njoftuar me lojtarët për t’i njohur më mirë ata. Është e rëndësishme të ruhet struktura kur trajneri ndërrohet dhe të vazhdohet dinamika e njëjtë, lojtarët duhet të tregojnë vetën për të përmbushur objektivat tona”, tha francezi.

“Fillimisht qëllimi i këtyre dy lojëve është të njohim lotjarët, pastaj të caktojmë objektivat, këto dy ndeshjë na shërbejnë për ndeshjet që kemi në qershor për Ligën e Kombeve, do kemi ambicie maksimale“, deklaroi Giresse.

Kosova fillimisht luan me Burkina Fason me 24 mars kurse me 29 mars do të udhëtojë për ndeshjen ndaj Zvicrës.

/GazetaBlic Sport/