Kosova nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë sot ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” luajtën baras me rezultat 0-0 në një ndeshje që në pjesën e dytë kishte iniciativë të plotë nga ana e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Edon Zhegrova arriti që të tund portën e Rumanisë në minutën e 69’të me kokë, por goli i tij u anulua nga VAR.
Pas ndeshjes për media foli selektori Alain Giresse i cili tha se pavarësisht rezultatit pika e sotme është e rëndësishme për rrugëtimin e Kosovës.
“Luajtëm mirë, por nuk arritëm të shënonim gol, kushtet nuk ishin në favorin tonë, fatkeqësisht kjo na dëmtoi të mos e marrim atë që e deshtëm sot. Pika është e rëndësishme, pikët na duhen për të ecur para”, tha Giresse.
“Si në fitore ashtu edhe në humbje kam përgjegjësinë time, por edhe futbollistët kanë peshën e tyre si çdo trajner edhe unë nuk ndihem mirë kur ekipi nuk arrin rezultatet e duhura“, përfundoi selektori i Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


