Sporti

Giresse: Duhet të përmirësohemi, nëse do kishim të gjithë lojtarët gjërat do ishin më ndryshe

06/12/2022 23:17
nga:E K

Kosova nuk ka arritur të marrë pikë në Volos të Greqisë.

Kosova u mposht në udhëtim ndaj Greqisë me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Atmosfera në Volos të Greqisë nuk ishte aspak miqësore. Tifozët grekë përdorën drita laserike në fytyrë për të shpërqëndruar “Dardanët“, madje edhe duke hyrë në fushë kur edhe takimi u ndal për 5 minuta pas golit të vendasve.

Golin e parë në duel e shënoi, Giakoumakis në minutën e 70’të të takimit.

Greqia shënoi edhe golin e dytë në minutën e 99’të të takimit në portën e zbrazët pasi edhe portieri, Aro Muric kishte dal në sulm.

Pas takimit u prononcua për media trajneri i Kosovës, Alain Giresse , ku tha se presioni i tifozëve nuk ishte faktor kyç i humbjes së Kosovës.

“Tifozët kanë punën e tyre, ata duan ta ndihmojnë skuadrën e tyre, por kjo nuk ishte pika kyçe e këtij takimi”, tha fillimisht ai.

“Nuk e di nëse ishte penallti, kam dyshimet e mia por duhet ta shoh në ripërsëritje”, shtoi ai.

“Ne kemi thirrë lojtarë të mjaftueshëm, por pas lëndimeve normalisht që mbetem keq në aspektin e lojtarëve. Duhet të përmirësohemi nëse do ishim të plotësuar do ishte më ndryshe”, përfundoi Giresse.

/GazetaBlic Sport/