Giorgio Chiellini foli për formën e Harry Maguire. Sipas tij, Maguire është një mbrojtës i madh.
Maguire ka qenë subjekt i kritikave masive për disa muaj nga tifozët e Manchester United, lidhur me paraqitjet e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Chiellini beson se Maguire po trajtohet në mënyrë të padrejtë. Sipas tij, kjo është për shkak të shumës së madhe të parave për të cilat Manchester Untied bleu lojtarin e Leicester City.
“Jam i trishtuar për situatën e Maguire. Ai është një futbollist i mirë. Prej tij pritet shumë. Duhet të jetë më i miri në botë sepse ata paguan 80 milionë funte për të? Kjo nuk është e drejtë. Vlera e një lojtari varet nga shumë aspekte. Nuk është faji i tij”, tha Chiellini.
“Maguire dhe John Stones janë një dyshe me klas. Ok, ndoshta Maguire nuk është Rio Ferdinand, por ai është mjaft i mirë”, përfundoi italiani.
/GazetaBlic Sport


