Sporti

Giorgio Chiellini do të pensionohet sot nga futbolli aktiv

12/12/2023 12:04
nga:Mergim Rreci

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini thuhet se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe do të shpallë vendimin e tij sot.

Romeo Agresti raporton se mbrojtësi legjendar i Juventusit, Chiellini do të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli sot, e martë, 12 dhjetor, përcjell GazetaBlic Sport.

39-vjeçari i kaloi dy sezonet e fundit në LAFC dhe së fundmi kishte lënë të kuptohet se ai mund të ishte tërhequr pas përfundimit të sezonit në MLS. Skuadra e tij LAFC humbi finalen e Kupës MLS të shtunën mbrëma.

Chiellini shënoi 36 gola në 561 paraqitje me Juventusin, duke fituar nëntë tituj të Serie A, pesë Superkupa të Italisë dhe pesë Kupa.

/GazetaBlic Sport/