Sporti

Giorgi Mamardashvili i jashtëzakonshëm në penallti, ka pritur 6 të tilla që nga sezoni 2023/24

11/10/2025 19:41
nga:Lorik J

Liverpooli pësoi një humbje 3-0 kundër Manchester Cityt në xhiron e 11-të të Premier League.

Në pjesën e parë, me rezultatin 0-0, sulmuesi i Cityt, Erling Haaland, humbi një penallti, e cila u prit nga portieri kundërshtar, Giorgi Mamardashvili, i cili u hodh në të majtën e tij.

25-vjeçari gjeorgjian është ndër pesë portierët më të mirë për numrin më të madh të penalltive të pritura që nga fillimi i sezonit 2023/24, gjithsej 6.

Para fillimit të sezonit aktual, ai luajti për Valencian.

/GazetaBlic Sport