Sporti

Gilardino për ndeshjen Milan-Napoli: ”Pres një ndeshje të shkëlqyer në fushë”

04/12/2023 12:04
nga:Lorik J

Alberto Gilardino, ish-sulmuesi i Milanit, ka folur përpara ndeshjes së sotme kundër Napolit.

Milan dhe Napoli takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të çerekfinales së parë të Championsit, shkruan GazetaBlic Sport.

Kështu ka folur Alberto Gilardino për Gazzetta dello Sport për ndeshjen që e pret Milanin kundër Napolit sonte.

“Një çerekfinale mes italianëve është një realitet i mirë, një shenjë e mirë për futbollin tonë. Jam i bindur se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer në fushë, spektakolare siç e meriton Champions League”, tha Gilardino për ‘Gazeta Dello Sport’.

Protagonistë? Individët do të duhet të lartësohen falë punës së skuadrës… dhe përgatitja e trajnerëve këtë e lejon. Në pankinë janë dy trajnerë të mëdhenj: Piolin e kam pasur në Bolonjë në 2012-2013, por e njoh mirë edhe Spallettin. Nuk ka ndodhur kurrë, por do të kisha dashur të isha stërvitur edhe nga ai”, përfundoi Gilardino.

/GazetaBlic Sport