Sporti

Gigio Donnarumma i lodhur nga trajtimi i PSG’së, mendon kalimin tek Juventus

09/24/2021 11:26
nga:Mergim Rreci

Gigio Donnarumma duket se tashmë është lodhur nga Paris Saint-Germain, dhe po e mendon largimin e menjëhershëm nga klubi.

Keylor Navas nuk ka ndërmend t’i lërë rrugën kolegut të tij italian, për këtë arsye Donnarumma mund t’i ketë dhënë tashmë një sinjal Mino Raiola për të kërkuar mundësinë e lëvizjes diku tjetër verën e ardhshme, saktësisht një vit pas mbërritjes së tij në PSG, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas asaj që raportohet nga edicioni i sotëm i Corriere della Sera, duket se Juventusi ka mbetur në gjurmët e Donnarumma pas interesit të verës së kaluar. Paraqitjet e Szczesny në këtë fillim të kampionatit nuk i bindën aspak drejtuesit, kjo është arsyeja pse klubi i Juventusit mund të përpiqet të transferojë portierin nëse ai vendos të largohet nga PSG.

/GazetaBlic Sport/