Showtime

Gigi Hadid për të mos lënduar Zayn, nuk del publikisht me Leo DiCaprio

11/11/2022 21:33
nga:G B

Gigi Hadid nuk po e bën publike lidhjen e saj me Leonardo DiCaprio pasi nuk dëshiron të lëndojë ish-in e saj, Zayn Malik. Kështu ka thënë një burim i afërt me modelen për Cosmopolitan. 27-vjeçari dhe Malik e nisën lidhjen e tyre në vitin 2015 dhe kanë një vajzë së bashku, përpara se të ndanin rrugët e tyre në vitin 2021. DiCaprio dhe Hadid janë “shumë të lidhur me njëri-tjetrin”

Një tjetër burim i tha Entertaiment Tonight se Hadid dhe DiCaprio janë “shumë të lidhur me njëri-tjetrin” pavarësisht se i mbajnë gjërat private.

“Gigi dhe Leo janë parë me njëri-tjetrin dhe janë shumë të dashuruar, por Gigi është përpjekur t’i mbajë gjërat private me marrëdhënien e tyre”, tha burimi për Entertainment Tonight.