Showtime

Gigi Hadid bën daljen e parë publike pas ndarjes me Zayn dhe SHERRIT me mamin e saj!

11/23/2021 23:13
nga:Genita C

Gigi Hadid dhe Zayn Malik i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas një kohe të gjatë së bashku. Ndarja erdhi pasi Malik kishte sulmuar nënën e modeles.

Skandali u përhap në media kohëve të fundit ndërsa u tha se shkak i zënkave ishte postimi i vajzës së çiftit nga gjyshja Yolanda në rrjetet sociale.

Tani Gigi Hadid bëri daljen e parë që nga ndarja me Zayn Malik pas një sherri të tij me nënën e saj në fillim të këtij viti, ku na zbuloi “look”-un e saj me flokët e reja bionde.

Supermodelja 26-vjeçare u shfaq me një kostum të kuq ,ndërsa po shkonte në shtëpi në apartamentin e saj në New York me motrën e vogël Bella.