Sporti

Gianni Infantino: “Karriera ndërkombëtare e Ronaldos do të jetë përgjithmonë pjesë e historisë së futbollit!

11/05/2026 17:25
nga:Mergim Rreci

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka publikuar një mesazh emocionues në nderim të Cristiano Ronaldos, pas vendimit të yllit portugez për t’i dhënë fund karrierës së tij ndërkombëtare.

Infantino ka vlerësuar ndikimin e jashtëzakonshëm të Ronaldos në futbollin botëror, duke theksuar se pak futbollistë kanë arritur të prekin zemrat e tifozëve në mbarë botën në të njëjtën mënyrë si pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Pak lojtarë në histori kanë arritur të prekin zemrat e tifozëve të futbollit në mbarë botën ashtu si Cristiano Ronaldo.

Ai ka frymëzuar gjenerata të tëra, ka bashkuar miliona tifozë dhe ka përfaqësuar shpresat dhe krenarinë e Portugalisë në skenat më të mëdha të botës.

Trashëgimia e tij më e madhe shkon shumë përtej rekordeve, trofeve dhe golave.

Faleminderit, Cristiano, për pasionin, momentet e paharrueshme dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ke dhënë për futbollin tonë të bukur.

Karriera jote ndërkombëtare do të jetë përgjithmonë pjesë e historisë së futbollit”, ka shkruar Infantino.

/GazetaBlic Sport/