Lajme

Gianni Infantino arrin në Kosovë

10/08/2025 13:12
nga:Y I

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka arritur në Republikën e Kosovës.

Ai u mirëprit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, anëtarët e KE-së, zyrtarët e Presidencës dhe shumë entuziastë që përshëndetën ardhjen e tij.

Pas pak, Infantino pritet të dekorohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është hera e dytë që Infantino pritet nga krerët e shtetit dhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Infantino ka lënë gjurmë në rrugëtimin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në FIFA, atëbotë në vitin e parë të tij si president i asociacionit më të madh të futbollit.

Ndër vite, Infantino ka përshëndetur progresin e futbollit kosovar dhe potencialin e madh që ka ky vend.