Sporti

Gianluigi Donnarumma rezulton pozitiv me koronavirus

01/04/2022 16:06
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain po përjeton një shpërthim Covid-19 në skuadër dhe rasti i fundit që u zbulua ishte portieri italian, Gianluigi Donnarumma.

Pas Sergio Rico, Bitumazala, Juan Bernat, Lionel Messi dhe Danilo Pereira, tashmë është raportuar se Donnarumma ka edhe Covid-19.

Kjo situatë do të bëjë që trajneri Mauricio Pochettino të vë bast për Keylor Navas për ndeshjen e fundjavës kundër Lyonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Portieri italian tashmë do të jetë në izolim.

/GazetaBlic Sport/