Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, ka hedhur dyshime të reja mbi të ardhmen e tij në kryeqytetin francez, pas performancës dominuese të Les Parisiens në finalen e Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Ligue 1 e shkatërruan Interin dhe regjistruan fitoren më të madhe në finalen e Ligës së Kampionëve (5-0).
I pyetur nga Sky Sport në lidhje me një rinovim kontrate, duke qenë se marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2026, Donnarumma ka thënë se nuk e dinte nëse do të qëndronte apo jo me Les Parisiens.
“Do ta shohim në ditët në vijim”, tha portieri italian.
Donnarumma dhe agjenti i tij më parë kanë shprehur qëllimin e tyre për të vazhduar me PSG-në, por duket se bisedimet për një rinovim kontrate ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.
/GazetaBlic Sport


