Gian Piero Gasperini i habiti shumë njerëz këtë të premte gjatë konferencës së tij zyrtare për shtyp.
Në prag të ndeshjes mes Romës dhe Atalantës, e cila është e mbushur me simbolikë të madhe për trajnerin e “Giallorossëve”, emocionet morën përsipër, transmeton GazetaBlic Sport.
Trajneri 68-vjeçar duhej t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve italianë jo vetëm në lidhje me ndeshjen e ardhshme, por edhe për të ardhmen e tij, si dhe për konfliktin e supozuar me këshilltarin e klubit romak Claudio Ranieri.
I përballur me presionin mediatik, Gasperini fillimisht u përpoq të shmangte të gjitha temat e ndjeshme. Tensioni që rrethonte marrëdhënien e tij me drejtuesit e Romës mbeti në sfond derisa fokusi u zhvendos në të kaluarën. Kur erdhi puna për të folur për kujtimet e tij në krye të Atalantës, trajneri me përvojë u shpërtheu.
Duke kujtuar vitet e tij në Genoa dhe Bergamo, Gasperini ndau ndjenjat e tij sinqerisht përpara se lotët t’ia ndërprisnin fjalimin.
🔴 Ecco le lacrime e la commozione di #Gasperini, quando ricorda l’addio all’Atalanta. Soprattutto parlando del rapporto con Antonio Percassi#RomaAtalanta pic.twitter.com/uxcAucqNgq
— GianluVisco (@GianluVisco) April 17, 2026


