Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në bodrumin e një ashensori

02/27/2024 16:55
nga:Sh R

Një person është gjetur mbrëmë i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmin për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.”, ka thënë Hashani.