Lajme

Kamioni e shkel për vdekje një këmbësor në Vushtrri, s’ndalet në vendngjarje

01/05/2024 17:50
nga:Sh R

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një kamion në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se kamioni që ishte i përfshirë në aksident nuk është ndalur në vend të ngjarjes.

Tutje, ai tha se këto janë dyshimet që policia i ka ngritur në bazë të rrethanave dhe dëshmitarëve.

“Rreth orës 16:44 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkatuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Maxhunaj. Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth 56 vjecar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni i cili shaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojn hetimet për aksidentin”, thuhet në njoftim.