Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhavit Ukaj së bashku me bashkëpartiakë kanë kujtuar dhe vendosur buçeta me lule pranë shtatores së kolonel Tahir Zemajt me rastin e 22 vjetorit të vrasjes së tij, raporton GazetaBlic.
Ukaj thotë se Zemaj ishte një simbol i guximit, atdhedashurisë dhe një udhëheqës i rëndësishëm i LDK-së, që luftoi për lirinë, demokracinë dhe unitetin kombëtar.
Tutje ai thotë se vrasja e tyre tragjike me 4 janar 2003 mbetet një kujteë e betejës së vazhdueshme për drejtësi.
Postimi i plotë:
Sot, në Strellc të Deçanit, kujtuam me nder dhe krenari Kolonel Tahir Zemajn, djalin e tij Enis Zemajn dhe Hasan Zemajn, në 22-vjetorin e rënies së tyre.
Kolonel Zemaj ishte një simbol i guximit dhe atdhedashurisë, një strateg i jashtëzakonshëm dhe udhëheqës i rëndësishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që luftoi për lirinë, demokracinë dhe unitetin kombëtar.
Vrasja e tyre tragjike më 4 janar 2003 mbetet një kujtesë e betejës së vazhdueshme për drejtësi. Sakrifica e tyre do të jetë gjithmonë frymëzim për brezat që ndërtojnë Kosovën e lirë dhe të drejtë.
Lavdi përjetë jetës dhe veprës së tyre! 🇽🇰🙏