Lajme

Në veri të Mitrovicës shpërndahen fletushka ku bëhet thirrje për “rezistencë”

08/25/2025 11:05
nga:N K

Në hyrje të disa ndërtesave në veri të Mitrovicës të hënën janë shpërndarë disa fletushka me mbishkrimin “rezistencë”, raporton GazetaBlic.

Fletushkat janë shpërndarë në gjuhën serbe.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, për Gazeta Blic tha se të dielën mbrëma, rreth orës 23:30 janë parë këto fletushka.

Tutje, ai shtoi se është lajmëruar edhe prokuroria por nuk ka rast sepse nuk përbejnë rrezik.

Të shtunën një grup i qytetarëve serbë kanë protestuar në veri të Mitrovicës në mbështetje të presidentit serb, Aleksander Vuçiq i cili në Beograd po përballet me protesta të mëdha të organizuara nga studentët.