Sporti

Zyrtare: Debatik Curri emërohet trajner tek Prishtina

06/13/2023 15:09
nga:Mergim Rreci

Debatik Curri është emëruar kryetrajner i FC Prishtina.

Ish-futbollisti i skuadrës nga kryeqyteti, që nga kategoritë e reja, si lojtar kishte fituar titullin e kampionit, kurse trofeun e Kupës e arriti si ushtrues detyre i kryetrajnerit, transmeton GazetaBlic Sport.

Curri, 39 vjeç, pas largimit të Munishit ka bindur me punën e tij, duke u bërë tashmë trajner edhe zyrtarisht,

“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua”, ka thënë Curri.