Sporti

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Prishtina – Llapi, interesim i madh

10/22/2022 13:06
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje shumë interesante.

Dy takime në dy orare të ndryshme do të luhen sot, përcjell GazetaBlic Sport.

Prishtina e pret Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pritet të zhvillohet një ndeshje interesante, ashtu siç kanë bërë këto dy skuadra në takimet e tyre të mëparshme.

Ky takim do të luhet në ora 18:00, interesimi duket të jetë i madh, me kompaninë ‘Lidra’ që po bën shitjen e biletave për këtë takim.

/GazetaBlic Sport/