Louis Van Gaal, trajneri i Holandës, tha këtë të mërkurë se tifozët “kanë të drejtë” nëse vendosin të bojkotojnë Kupën e Botës 2022, në shenjë proteste kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Katar.
“Mendoj se tifozët kanë të drejtë që e bëjnë këtë, sepse ata kanë bindjet e tyre dhe nëse e bëjnë, nuk do të jetë problem”, komentoi ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri 71-vjeçar përfundoi, duke bërë shaka: “Por ne shpresojmë të luajmë aq mirë deri në fund të turneut, saqë kur të luajmë finalen, tifozët do të jenë të pranishëm, për të parë sa të mirë jemi”.
Kujtojmë që Holanda është pjesë e grupit A me Senegalin, Ekuadorin dhe Katarin.
/GazetaBlic Sport/


