Sporti

Pritjes i erdhi fundi, Trepça është kampione e Kosovës në basketboll

05/23/2024 21:08
nga:Mergim Rreci

Trepça e ka fituar titullin kampion në baksetbollin kosovar.

Skuadra nga Mitrovica triumfoi në super finalen e sotme ndaj Golden Eagle Yllit, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes në palestrën ‘Minatori’ ishte 67-66.

Kësisoji, Trepça e rikthen trofeun e kampionit pas 12 vitesh në Mitrovicë.

/GazetaBlic Sport/