Sporti

Prishtina fiton ndaj Malishevës, skuadra e Munishit realizon katër gola në “Sami Kelmendi”

09/14/2022 16:54
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Malishevës.

Skuadra e Munishit fitoi me rezultatin 4:2 në takimin e sotëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Hoti 3′, Uka 27′, Krasniqi 34′ (pen), Gashi 45+2′ shënuan golat për kryeqytetasit, kurse Shillova dhe Hajdari shënuan për mysafirët.

Prishtina renditet tashmë në vendin e tretë me 11 pikë, kurse Malisheva në vendin e 5-të me 7 pikë.

/GazetaBlic Sport/