Ka një numër të madh të mesazheve mbështetëse në drejtim të Romelu Lukakut pas ofendimeve dhe fyerjeve raciste në drejtim të tij.
Thirrjet diskriminuese dhe raciste u dëgjuan nga pjesë të tifozëve të pranishëm në “Allianz Stadium” gjatë ndeshjes, Juventus – Inter, përcjell GazetaBlic Sport.
29-vjeçari lëshoi një koment të shkurtër në Instagram të mërkurën në mëngjes, duke deklaruar se ai do të dëshironte të shihte ligën të merrte masa kundër nxitësve ‘të vërtetë’.
Një listë e mbushur me yje me emra nga e gjithë bota kanë dalë në mbështetje të Lukakut, duke i dërguar atij më të mirën e tyre dhe duke ofruar mesazhe të mbështetjes së përgjithshme.
Mes tyre kanë qenë Kylian Mbappe, Vinicius Jr, Mario Balotell dhe Patrice Evra, si dhe bashkatdhetarët Thibaut Courtois, Youri Tielemans, Radja Nainggolan dhe Dodi Lukebakio.
Një grup i ish-shokëve të skuadrës së Lukakut kanë komentuar gjithashtu në postimin e Lukakut në instagram, duke përfshirë Reece James nga Chelsea, Anthony Elanga i Manchester United dhe Yanick Bolasie, dikur nga Everton.
Lojtarët e Interit, përfshirë anëtarët e ekipit të parë aktual dhe ata që kanë luajtur në skuadrat e mëparshme kanë qenë gjithashtu në kontakt me Lukakun, duke përfshirë Denzel Dumfries, Andre Onana, Achraf Hakimi dhe Marco Materazzi.



