Sporti

Milan – Modric, nesër pritet të finalizohet marrëveshja përfundimtare

06/03/2025 20:53
nga:Mergim Rreci

Luka Modric po transferohet tek skuadra e AC Milan.

Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio, mesfushori kroat pritet të finalizojë nesër marrëveshjen, shkruan GazetaBlic Sport.

Transferimi i një lojtari të kalibrit të Modric do të ishte një mesazh i fortë nga Milani për ambiciet e sezonit të ardhshëm, ndërkohë që klubi kuqezi kërkon të rikthehet fuqishëm në garat evropiane dhe në krye të Serie A.

/GazetaBlic Sport/