Sporti

Manchester United nuk fiton dot ndaj Southampton, ndeshja përfundon me shifra të barabarta në “Old Trafford”

02/12/2022 15:28
nga:Mergim Rreci

Manchester United nuk ka arritur të shënojë fitore as në ndeshjen e sotme në Premier League.

“Djajtë e Kuq” barazuan me rezultat 1 me 1 ndaj Southampton, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje interesante me raste nga të dyja anët, por që në fund përfundoi në “paqe”.

Sancho shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 21-të, kurse Adams barazoi shifrat në minutën e 48-të.

Armando Broja zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë, por që kishte edhe mundësi shumë të mira për ta çuar topin në rrjetë.

/GazetaBlic Sport/