Sporti

Kosova e shkatërron Qipron, fitore e mrekullueshme me pesë gola në “Fadil Vokurri”

09/27/2022 22:36
nga:Mergim Rreci

Kosova ka arritur një fitore të thellë sonte ndaj Qipros.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 5 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike e futbollistëve kosovarë, të cilët shkëlqyen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Florent Muslija shënoi golin e parë në ndeshjes, pastaj Rrudhani e dyfisjhoi avantazhin në fund të pjesës së parë. Me të filluar pjesa e dytë, Muriqi shënoi për 3 me 0. Vetëm pak minuta më pas, Rashani e shtoi avantazhin e Kosovës në 4 me 0.

Roberge, i mysfirëve e ngushtoi rezultatin në 4 me 1, por Muriqi vetëm dy minuta më pas, e përfundoi rezultatin e ndeshjes për 5 me 1.

/GazetaBlic Sport/